Pahor: Demarkacioni dhe marrëveshjet me Serbinë, ju çojnë drejt BE’s dhe NATO’s

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ju ka adresue sot Kuvendit të Kosovës në nji seancë solemne.
Gjatë fjalimit të tij, Pahor ka thanë se sllovenët dhe kosovarët e kanë mbështet njani-tjetrin në të gjitha proceset.

“Sllovenia asht në rrugën e saj për me i kalue problemet fqinjësore dhe në këtë aspekt e mbështes përpjekjen e Kosovës dhe Serbisë  për zgjidhjen e problemve. Si mik i jueji po ju bajë thirrje me vazhdue për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve”, ka deklarue Pahor.

“Kam ardhë në Kosovë si shokë i shqiptarëve dhe të gjitha nacionaliteteve që jetojnë këtu, ju inkurajoj me vazhdue bisedimet dhe me i respektue marrëveshjet, kjo asht e randësishme jo vetëm për me zgjidh mosmarrëveshjet por edhe për nji stabilitet për të gjithë rajonin. Ju jeni të vetdijshëm se duhet arritë paqe për gjithë Ballkanin Perëndimor por edhe Kosovën. Unë e përkrahi zgjidhjen e çashtjeve të kufinit të cilat edhe ja kam paraqit, asht e pritshme që vendet t’i zgjidhin problemet para se të bahen pjesë e BE’s por edhe marrëveshjet kufitare”, ka shtue Presidenti slloven.

Tue ju drejtue deputetëve ai ka thanë se duhet pas guxim politik për me i zgjidh të gjitha çashtjet të cilat çojnë në rrugën drejtë BE’s dhe NATO’s.

 

Shperndaje në: