Nodh edhe kjo, Jong-un falënderon Korenë Jugore për mikëpritjen në Lojnat Olimpike

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, e lavdoi Korenë e Jugut për, siç tha, mikpritjen “mbresëlanëse” të delegacionit të Veriut në Lojnat Olimpike Dimnore.

Komentet vijnë mbasi delegacioni zyrtar i Veriut, i udhëhequn nga motra e Kimit, Kim Yo-jong, ka mbarue vizitën historike dhe asht kthy në Phenjan.

“Mbas raportit të delegacionit mbi vizitën, Kim Jong-un shprehu kënaqësi mbi të,” raportoi media shtetnore KCNA.

Ka qenë ky delegacioni ma i naltë verikorean që ka vizitue Jugun që nga Lufta e Koresë në vitet 1950.

Dy Koretë nuk kanë nënshkrue kurrë traktat të paqes për me përfundue zyrtarisht luftën dhe janë në nji gjendje konstante të mosbesimit reciprok.

Pjesëmarrja e Koresë së Veriut në Lojnat Olimpike asht pa si nji ngrohje e marrëdhanieve midis dy Koreve, ndonëse ka pas gjithashtu shqetësime se ajo i ka mundësue Koresë së Veriut me blejë kohë për zhvillimin e programit të saj bërthamor./REL

Shperndaje në: