Kurdët e rrxojnë dronin e nënshkruem nga Erdogan (video)

Militantët nga Njisitë Mbrojtëse të Popullit Kurd kanë qëllue nji dron turk pa pilot mbi rajonin veriperëndimor të Afrinit në Siri, ndërsa Qeveria e Ankarasë vazhdon ofensivën e saj ndërkufitare kundër forcave kurde të mbështetuna nga SHBA.

Tue u bazue në nji deklaratë të forcave kurde siriane, bahet e ditun se të Hanën në mbramje kishin godit dhe rrxue nji dron me rreze të gjatë veprimi të tipit Bajraktar TB2, i cili ishte në nji mision zbulimi mbi fshatin Kodeh të rajonit Afrin.

Kjo ngjarje ndodhi disa ditë mbasi Presidenti turk Recepp Tayip Erdogan kishte nenshkrue mbi trupin e nji droni Bajraktar TB2 para se ky dron me nisë për në Afrin.

Ushtria turke tha se nji total prej 1,369 terroristësh ishin vra që nga fillimi i Operacionit “Dega e Ullinit”, në Afrin të Sirisë më 20 Kallnor.

Ushtria turke shtoi se sulmet ajrore turke kanë shkatërrue gjithashtu 15 baza dhe depo të armëve të militantëve kurdë në Afrin.

Shperndaje në: