Ora s’ka me u ndrrue ma!?

Ndryshimi i orës çdo pranverë dhe çdo vjeshtë së shpejti ka me qenë nji gja e së kalueme, mbasi Parlamenti Europian votoi pak ditë ma parë në favor të mbajtjes së të njajtës kohë gjatë tanë vitit. Megjithatë, rezoluta nuk asht detyruese.

Rezoluta e miratueme përfshin studimin e Shërbimit Kërkimor Europian të Tetorit 2017, tue mos arritë gjithsesi në ndonji rezultat përfundimtar, por që tregon egzistencën e efekteve negative te shneta e njeriut.

Nji numër iniciativash qytetare kishin nxjerrë në pah gjithashtu shqetësimet e qytetarëve për ndryshimin e orës që ndodh çdo fund Marsi dhe fund Tetori.

Rezoluta gjithashtu thekson se asht vendimtare të mbahet nji regjim kohor i unifikuem i BE.

Shperndaje në: