Haradinaj, kështu e falënderon Slloveninë n’emën të kosovarëve (foto)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

Kryeministri Haradinaj, në emën të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, falënderoi Presidentin Pahor për vizitën që po i ban Kosovës, në prag të 10-vjetorit të Pamvarësisë së Kosovës.

“Asht privilegj të kemi në vizitë Presidentin Pahor. Me këtë rast e falënderova në emën të kosovarëve për përkrahjen që i ka dhanë Kosovës mbas shpalljes së Pamvarësisë së vendit dhe shpreha admirimin për t’ arritunat e shtetit slloven” , tha Kryeministri Haradinaj.

Tue vlerësue rolin e kompanive sllovene në Kosovë, Kryeministri Haradinaj tha se Sllovenia asht partneri ma i madh ekonomik i Kosovës. Po ashtu, Kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin e Qeverisë për me punue në mënyrë konsistente për zhvillimin ekonomik të vendit.

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, tha se Sllovenia ka me mbështetë Kosovën në rrugën e integrimit europian dhe të zhvillimit ekonomik.

Shperndaje në: