I plagosuni në lagjen Marigona asht mjek, po lufton me jetën!

Gjinekologu kosovar, Premtim Gojani, i cili në mëngjesin e sotëm u plagos me tre plumba para derës së shtëpisë nga dhandrri i tij F.F., asht tue luftue për jetën.

Ai për momentin ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Amerikan.

Operimi pritet me zgjatë edhe disa orë.

 

Arsyet e kësaj ngjarje të randë ende nuk dihen, ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka gjetë dhe ka konfiskur: nji armë zjarri (revole që dyshohet se asht përdor në vendin e ngjarjes); nji granatë dore (e pashpërthyeme e cila asht largue nga njisiti i specializuem për çminim); nji elektroshok; pesë gëzhoja dhe 2 fishekë.

I dyshuemi F.F., 64 vjet, asht intervistue nga Policia e Kosovës.

Shperndaje në: