Kjo ka me ju shokue: Ata që pijnë veç nji cigare në ditë…

Ata që pijnë nji cigare të vetme në ditë, marrin përsipër rreth gjysën e rrezikut për smundje koronare dhe iktus, krahasue me ata që pijnë 20 cigare, pra, i nënshtrohen nji rreziku shumë ma të madh nga sa mendohet.

Kështu thuhet në nji vëzhgim që asht publikue në “British Medical Journal”.

“Duhanpimësit duhet të heqin dorë plotësisht nga duhani, në vend që të reduktojnë sasinë e cigareve, nëse duen vërtet të zvogëlojnë rrezikun për smundje kardiake dhe iktus. Këto informacione munden me qenë veçanërisht të nevojshme në fillim të nji viti të ri, kur zakonisht, shumë duhanpimës vendosin ta lajnë duhanin ose ta pijnë ma pak atë”, konfirmon Allan Hackshaw (Instituti i Kancerit, Universiteti i Londrës) që ka udhëheqë grupin e studimit.

Studimet e maparshme të veçueme kanë tregue se pimja e 1-5 cigareve në ditë, asht e lidhun me nji rrezik për smundje kardiake, ma të madh nga ç’mendohej.

Shperndaje në: