Ministra merrni shembull: Qe për çka dha dorëheqje ky holandez!

Ministri i Jashtëm i Holandës, Halbe Zijlstra, ka dhanë sot dorëheqje, mbasi pranoi se ka rrejt se ai e kishte ndigjue personalisht Vladimir Putinin, Presidenti aktual i Rusisë, tue folë për planet për krijimin e “Rusisë së Madhe” në vitin 2006.

Zijlstra tha se kredibiliteti i tij ishte damtue nga kjo çashtje dhe se asht e pamundshme për me vazhdue punën e Ministrit.

Në të kaluemen ai pati thanë se kishte marrë pjesë në nji takim në vitin 2006, ku Putini ka thanë se ai konsideron se Bjellorusia, Ukraina dhe vendet baltike, janë pjesë e “Rusisë së Madhe”.

Ministri Zijlstra dje ka pranue se nuk ishte i pranishëm në mbledhje, por e kishte ndigjue tregimin nga dikush që ishte në mbledhje.

Ai tha se i konsideron deklaratat e Putinit si shumë të randësishme gjeopolitikisht dhe ka folë në mënyrë publike, tue spjegue se ka dasht me mbrojtë burimin e tij të informacionit.

 

 

Shperndaje në: