Kosova falenderon me kreativitet 115 shtetet që e kanë njoft

​Në pritjen e Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, para zyrës së tij asht vendosë nji simbol me numrin 10 për 10 Vjetorin e Pamvarësisë, ku janë përfshi të gjithë flamujt e shteteve që e kanë njoft Kosovën, së bashku me falenderimet në gjuhët e tyne.

I kontaktuem nga KosovaPress, Adil Behramaj, nga Këshilli Organizativ ka thanë se kjo ka qenë nji formë simbolike e shprehjes së mirënjohjes në këtë dhetëvjetor për shtetet që na kanë njoft dhe vazhdojnë të na mbështesin në forcimin e subjektivitetit tonë shtetnor.

“Kjo ikonë sot është vendosur në Presidencë, por të ngjashme prej nesër do të vendosen edhe në kabinetin e kryeparlamentarit Veseli dhe të kryeministrit Haradinaj. Është një formë simbolike e shprehjes së falënderimit tonë për njohjen dhe për përkrahjen e vazhdueshme të tyre”, ka thanë Behramaj.

Shperndaje në: