Në prag të 10-vjetorit të Pamvarësisë vjen njohja nga Barbadosi

116 shtete që e njohin Pamvarësinë e Kosovës janë ba t’Ejten.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftue se Barbadosi e ka njoft Kosovën.
Njoftimin ai e ka shoqnue edhe me nji dokument.

Ai ka publikue nji letër që Ministria e Jashtme e Kosovës ka marrë nga Ministria e Jashtme e Barbadosit, ku konfirmohet njohja e Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Barbadosit i ofron komplimentet e saj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe ka nderin t’i referohet kërkesës së mëparshme nga kjo e fundit për Qeveirnë e Barbadosit për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, dhe për themelimin e marrëdhënieve ndërmjet Barbadosit dhe Kosovës”, thuhet në letrën e njohjes.

Barbados gjendet në Amerikën e Veriut.

 

Shperndaje në: