
Delawie ka publikue në Twitter fotografinë e nji takimi të ish-Presidentit amerikan George Bush me ish-Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe asokohe Kryeministrin Hashim Thaçi.
Gjithashtu, ai ka publikue edhe njo fotografi të ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, gjatë nji vizite të saj në Kosovë.
“Mbështetja e SHBA’ve për Kosovën asht afatgjate, dypartiake dhe e palëkundun. Hidhni nji sy mbrapa disa zyrtarëve të maparshëm të randësishëm të SHBA’ve që vizituen dhe mbështetën Kosovën”, thuhet në postimin e Delawie’s në Twitter.
“Na shpresojmë me mirëpritë ma shumë liderë amerikanë në Kosovë, në të ardhmen!”, ka shkrue Delawie në rrjetin social.
US support for #Kosovo is longstanding, bipartisan & steadfast. Take a look back at some previous important U.S. officials who visited and supported Kosovo. We look forward to welcoming more American leaders to #Kosovo in the future! #US4Kosovo #Kosovo10 https://t.co/htUw6fhJ9D pic.twitter.com/3SpkFD1QI0
— Amb. Greg Delawie (@USAmbKosovo) February 15, 2018