Haradinaj, kështu e falenderon Barbadosi’n për njohjen e Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përshëndet njohjen e Kosovës nga shteti Barbados.

Ai ka ka urue qytetarët për njohjen e Kosovës nga Barbados, ndërsa ka falënderue këtë të fundit.

“Falemnderit Barbados për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, në vigjilje të përvjetorit jubilar të pavarësisë”, ka shkrue Haradinaj.

Ndërkohë, lajmin për nji njohje të re të shtetit të Kosovës e dha pak ma parë, zavendëskryministri Behgjet Pacolli.

Ai në rrjetin sociale ka publikue letrën e njohjes nga shteti Barbados.

Barbados asht shteti i 116’t që e njeh Kosovën.

 

Shperndaje në: