Thaçi: Dhurata ma e mirë për 10-vjetorin vjen nga Barbados (foto)

Lajmit për njohjen e Pamvarësisë së Kosovës nga Barbadosi, i asht gëzue edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes nji njoftimi në Twitter, Thaçi ka thanë se kjo njohje asht dhurata ma e mirë për këtë 10-vjetor të Pamvarësisë së Kosovës.

“Faleminderit Barbados për njohje të Pavarësisë së Kosovës. Kjo është dhurata më e mirë për këtë dhjetëvjetor”, ka shkrue Thaçi në Twitter.

Që nga shpallja e Pamvarësisë më 17 Fror të vitit 2008, Kosovën e me këtë të fundit e kanë njoft 116 shtete, dhe asht ba anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare, përfshi edhe organizatat ma të randësishme financiare dhe sportive.

Ndërsa e arrituna kryesore e Kosovës në raportet me BE’n, mbetet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, e cila ka fillue m’u zbatue nga Prilli i vitit 2016.

Përkundër paralajmërimeve të zyrtarëve ma të naltë të shtetit, Kosova nuk arriti m’u ba anëtare e UNESCO’s (Agjencisë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim e Kombeve të Bashkueme), Këshillit të Europës dhe as INTERPOL’it (Policisë Ndërkombëtare).

 

 

Shperndaje në: