Rita e jep lajmin e madh, menzi pres me ardhë në shtëpinë time (foto)

Rita Ora të Shtunën, më 17 Fror ka me performue në qendër të Prishtinës, në sheshin “Nanë Tereza”.

Ajo asht shpreh tejet e lumtun për faktin se ka me mbajtë koncertin në qytetin ku asht lind.

“Vendi im KOSOVA! Po vi në shtëpi !!! Ky është mesazhi im për ju! Nuk po mund të pres që të vi e të mbaj një koncert për ju të gjithë në Prishtinë tek sheshi Nënë Tereza! Mu në qendër të qytetit !! Të festojmë 10-vjetorin e pavarësisë! Jam shumë krenare që jam lindur në Prishtinë dhe që do të performoj si Ambasadorja juaj dhe si mikesha juaj !! Le ta bëjmë këtë !! Shihemi të shtunën !!”, ka shkrue ajo.

Rita ka m’u shfaq para publikur n’orën 22:00.

Shperndaje në: