Haradinaj i gatshëm me votue Demarkacionin, qe kur pritet me ndodhë në Kuvend

Kryeministri Ramush Haradinaj asht shpreh i gatshëm me ratifikue marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, tue thanë se ka konsensus për me ba këtë.

Ai sot në Qeveri propozoi tërheqjen e marrëveshjes nga Kuvendit për t’ja bashkangjitë aneksin për të cilin u morën vesh me palën malazeze.

Haradinaj ka thanë se janë krijue kushte të reja, kështu që asht e nevojshme nji tërheqje dhe nji riprocedim.

Për këtë propozim të Kryeministrit votuen thuejse të gjithë ministrat, veçse tre prej tyne abstenuen.

Kryeministri më pas në nji konferencë për media tha se seanca mund të thirret nesër ose mbasnesër, tue shpreh gatishmëni për me votue.

‘Seanca mund të thirret nesër, por mendoj se ma shumë ka gjasë të bëhet mbasnesër. Ka konsensus për me votue. Asht shejë e mirë që Lista Serbe mori pjesë në mbledhje’, ka thanë Haradinaj.

Ndërkohë, ai bani me dije se sot mbasdite Qeveria ka me procedue marrëveshjen e njajtë por me nji aneks të veçantë ku thuhet se kjo marrëveshje mundet m’u rishikue.

Kjo asht parë si java vendimtare për Demarkacionin, mbas tri vitesh bllokadë që nisën nga vetë Kryeministri aktual, me arsyetimin se Kosova po humbte territor.

 

Shperndaje në: