Tërhiqet EULEX’i, Azem Sylën tash e gjykojnë vendorët

Gjyqtarët vendas kanë me gjykue Azem Sylën dhe të tjerët në Rastin Toka.

Në gjykimin e Azem Sylës dhe të tjerëve në Rastin “Toka’, kryetari i trupit gjykues Petko Petkov tregoi se ky rast ka m’u gjykue nga gjyqtarët vendas.

Prokurori Danilo Cecarreli fuqishëm po e kundërshton këtë transferim.

“Transferimi i këtij rasti tek vendorët domethanë që asht përfundim i rastit dhe të gjithë e dimë se pse”, tha Cecarelli.

Ai e cilësoi turp për EULEX’in këtë transferim.

Azem Syla dhe 21 persona të tjerë akuzohen për krim të organizuem në lidhje me tjetërsimin e tokave me pronësi shoqnore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.

Prokuroria Speciale më 25 Tetor të vitit 2016 ngriti dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve asht edhe ish-deputeti i PDK’s, Azem Syla.

Shperndaje në: