Kjo asht kosovarja 22 vjeçare e cila po nderohet nga NASA (video)

Emnin e kosovares Pranvera Hyseni e mban edhe nji asteroid i cili asht zbulue nga 22-vjeçarja nga Vushtrria.

Së fundmi SHBA e ka shpërbly Hysenin edhe me çmimin “24 Under 24”, çmim i cili ndahet për të rijtë që arrijnë me ba nji ndryshim në botë.

Pranvera Hyseni asht emni i një asteroidi (planet i vogël që rrotullohet rreth Diellit).

Këtë emën e ka marrë nga Administrata Kombëtare Aeronautike Hapsinore Amerikane (NASA) në nderim të kosovares 22-vjeçare Pranver Hysenit, e cila e ka zbulue atë.

Vushtrriasja asht shumë e dhanë mbas astronomisë, fushë në të cilën po punon me përkushtim dhe tashma ka korrë sukseset e para ndërkombëtare.

Së fundmi ajo asht shpërbly edhe me çmimin “24 Under 24”, i cili dhurohet nga Shtetet e Bashkueme të Amerikës për të rijtë nën 24 vjet që arrijnë me ba nji ndryshim në botë.

Emisioni ‘Ditë mbas Dite’ në Televizionin Rrokum e ka ba nji emision të veçantë për 22 vjeçaren nga Vushtrria e cila e ka befasuar edhe NASA’n me punën e saj brilante.

 

Shihni emisionin e plotë:

 

 

Shperndaje në: