Thirrja e Apostolova’s: Plotësoni kushtet për statusin e kandidatit (foto)

Anëtarësimi në Bashkimin Europina (BE) nuk mundet m’u ba me automatizëm, por vetëm tue u bazue në merita u tha sot në konferencën “Momenti i ri i zgjanimit në BE: Çka mundet me përfitue Kosova”, e organizueme nga Fondacioni i Kosovës për Shoqni të Hapun (KFOS).

Përfaqësuesja e BE’s në Kosovë, Natalia Apostolova, tha se Kosova mundet me aplikue për statusin kandidat, mirëpo që aplikimi mundet m’u refuzue.

“Kam drojën që menjiherë shtetet njohëse e refuzojnë atë aplikacion. Duhet me folë me Qeverinë se kur duhet m’u aplikue”.

Ajo tha se anëtarësimi në BE nuk ka m’u ba me automatizëm vetëm me merita, prandaj simbas saj, asht i randësishëm dialogu Kosovë-Serbi e në veçanti lufta kundër krimit të organizuem e korrupcionit.

Simbas saj, vendimi për anëtarësimin e Kosovës në BE duhet m’u marrë mbasi të sqarohet situata në terren.

 

Shperndaje në: