Ambasadorët takojnë Thaçin, Veselin dhe Haradinajn, kjo asht arsyeja

Ambasadorët e vendeve të QUINT’it kanë mbledh tre liderët e shtetit në nji takim ku u fol për Demarkacionin me Malin e Zi, i cili pritet m’u ratifikue këtë javë.

Në këtë takim mori pjesë edhe shefja e BE’s për Kosovën, Natalya Apostolova.

Ky takim vjen në kuadër të koordinimeve të institucioneve për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi për demarkimit e vijës kufitare.

E Qeveria ka mbajt nji mbledhje nji orë ma parë ku u tërhoq marrëveshja që ishte procedue në Kuvend, dhe ka paralajmërue mbledhjen tjetër në orën 15:00 për me procedue marrëveshjen dhe aneksin për të cilën u morën vesh me palën malazeze.

Edhe ambasadori amerikan tha se kjo javë asht vendimtare për Demarkacionin, ndërkohë që të njajtën gja e tha edhe Kryeministri Haradinaj ku shprehu gatishmëninë për me votue, ani pse kjo marrëveshje mbeti e bllokueme me kundërshtimin e madh të tij.

 

Shperndaje në: