Kjo asht dita kur mbahet seanca për Demarkacionin

Seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet m’u votue ratifikimi i marrëveshjës së Demarkacionit me Malin e Zi, pritet m’u mbajt t’Ejten.

Burimet e lajmi.net, kanë thanë që kjo seancë e cila ishte parapa m’u mbajt fillimisht gjatë ditës së Dielle, dhe që më pas ishte shty për nji datë të pacaktueme, pritet m’u mbajt më datën 22 Fror, gjatë ditës së Ejte.

Ratifikimi eventual i Demarkacionit, pritet me i zhbllokue proceset ma me randësi për shtetin e Kosovës, tue përfshi edhe liberalizimin e vizave, çashtje kjo e cila po mbahet peng nga zgjidhja përfundimtare e çashtjes së kufinit me Malin e Zi.

 

Shperndaje në: