Haradinaj e ‘godet’ Ramen: S’kemi nevojë për lekcione nga askush!

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thanë se Kosova nuk ka nevojë për lekcione nga askush, tue komentue fjalimin e Edi Ramës në Kuvendin e Kosovës me rastin e 10-vjetorit të Pamvarësisë.

Kreu i Qeverisë së Kosovës i bani komentet gjatë qëndrimit në qytetin e Mitrovicës, ku po shënohet përvjetori i grevës së minatorëve.

“I kam thanë Edi Ramës se mund t’i shesim mend njani-tjetrit sa të duem. Edi Rama e ndihmon Kosovën vetëm tue e zhvillue Shqipninë”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se nuk ka qëllim për me hy në debate të panevojshme, “sepse jemi vllazën”.

“Por, duhet me kuptue që Kosova ka njerëz, nuk munden me ardhë me mbajt lekcione. E dojmë popullin tonë. Por asht me randësi me kry punët tona”, u shpreh Haradinaj.

 

Shperndaje në: