Arifi: S’ka marrëveshje të reja me Serbinë pa u zbatue të vjetrat

Avni Arfi, udhëheqës i Delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike mes Kosovës dhe Serbisë gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme, ka thanë se do t’ishte mirë që në ekipin teknik me qenë edhe përfaqësues nga të gjitha partitë parlamnetare.

Ai ka theksue se po synojnë përmbylljen e dialogut me nji marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.

Arifi ka thanë se marrëveshjet e arrituna duhet m’u zbatue në tanësi, tue shtue se nuk synojnë marrëveshje të reja pa zbatimin e atyne që janë nënshkrue ma heret.

Kryesuesja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani ka kërkue se për temat që kanë m’u diskutue edhe nenshkrimi i marrëveshjeve m’u informue edhe Kuvendi.

Ajo ka kërkue sqarime për Asocacionin nëse asht prioritet formimi i tij dhe se a vazhdon me pasë qëndrimin e njajtë Qeveria që Asocacioni m’u formue në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

 

Shperndaje në: