Smundjet e zemrës te moshat e reja, simptomat që nuk duheni me i neglizhue

Simbas nji studimi të udhëhequn nga Shkolla e Shëndetit Publik në Yale, çikat e reja të cilat raportojnë simptoma të tilla si vështirësi në frymëmarrje, rrehje të shpejta zemre dhe probleme në aparatin tretës, kanë gjasa që të mos merren seriozisht nga mjekët.

Studimi përfshinte pacientë nga 55 vjeç dhe poshtë. Në total 2009 femna dhe 976 mashkuj, të cilët u intervistuen kur u shtruen në spital mbas nji sulmi në zemër, tha Judith H. Lichtman, profesoreshë e asociueme dhe kryetare e Departamentit të Epidemiologjisë të Smundjeve Kronike në Shkollën e Shëndetit Publik dhe autorja kryesore e studimit.

Simptomat kryesore të atyne që kishin kalue nji infarkt ishin dhimbje e gjoksit, presion, probleme në frymëmarrje, etj.

Por, gratë raportonin disa simptoma shtesë si, probleme me tretjen, gulçime, dhimbje në nofull, qafë ose krahë. Lichtman tha se 29 përqind e femnave morën kujdesin e duhun mbas këtyne simptomave, por 53 përqind prej tyne thanë se punëtorët e kujdesit shëndetësor nuk i konsideruen këto simptoma si të lidhuna me shëndetin e zemrës.

“Disa prej tyne mendonin se ishte stresi dhe ankthi… madje edhe mjekët pohuen që simptomat nuk paralajmëronin probleme të zemrës”, tha Lichtman.

Shperndaje në: