Knaus: Njohja e Kosovës, biletë për Serbinë në BE

Njohja e Kosovës asht biletë për Serbinë për me hy në Bashkimin Europian, thotë analisti austriak, Gerald Knaus, themelues dhe President i Iniciativës Europiane për Stabilitet.

“Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, ajo definitivisht nuk ka me ju bashkue kurrë BE’s. Këtë e dinë të gjithë. Dhe, sa ma gjatë që kjo e vërtetë e dukshme nuk pranohet nga ana e politikanëve në Beograd, aq ma shumë kohë ka me humbë”, thotë Knaus në nji intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Europa e Lirë.

Tue komentue deklaratën e Kryeministrit të Shqipnisë, Edi Rama, se Kosova dhe Shqipnia nji ditë duhet me pasë nji President, Knaus thotë se ajo ma shumë asht nji përpjekje për me mashtrue Bashkimin Europian.

“Mendoj se është një blof, nuk mendoj se ka mbështetje reale për ndryshim të kufijve, as në Tiranë, as në Prishtinë. Marrëdhëniet e mira midis fqinjëve nuk janë kërcënim për askënd, por më shumë se kaq do të ishte krejtësisht e padëshirueshme dhe tërësisht joreale. Mirëpo, është e qartë se, nëse Shqipëria dhe Kosova nuk trajtohen seriozisht nga pjesa tjetër e Evropës, nëse lihen jashtë, ato do t’ia kujtojnë Evropës se mund të nxjerrin në agjendë edhe çështje që i bëjnë sërish interesante”, thotë Knaus.

Të Hanën, Bashkimi Europian ka paralajmërue Shqipninë kundër “ndërhymjes” në vendet fqinje, mbasi Rama ka thanë se vendi i tij dhe Kosova munden me pasë nji ditë nji president të vetëm si “simbol të unitetit kombëtar”.

 

Shperndaje në: