Thaçi për SRF: Ndjehemi krenarë që jemi europianët ma të ri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhdue intervistat me mediat ndërkombëtarë, për 10-vjetorin e Pamvarësisë së Kosovës.

Tue, komentue procesin e shtetndërtimit, Thaçi për deluvionin publik zviceran SRF ka theksue se Kosova asht konsolidue, asht storie e suksesit të plotë, suksesit vendor dhe atij ndërkombëtar.

“Se Kosova asht shtet i dështuem, këtë e paraqet ‘Sputnik’ dhe Beogradi.

Por realiteti i investimeve të përbashkëta në Kosovë asht krejt tjetër. Kosova ka ec përpara, asht në drejtimin e duhun, ka shënue 115 njohje ndërkombëtare, asht anëtarësue në rreth 200 organizata ndërkombëtare, e ka ruejt trendin e zhvillimit ekonomik, 4%, në këto 10 vjetët e fundit. Kosova ka me qenë pjesë e të gjitha strukturave euro-atlantike”, ka shtue ai.

Ndjehemi shumë krenarë që jemi europianët ma të ri, me ide të reja, gjeneroz dhe me nji mundësi të jashtëzakonshme të cilën kemi me shfrytëzue mbasi kemi me fitue edhe të drejtën për liberalizim të vizave”, ka shtue ai.

 

Shperndaje në: