Ministri malazez ‘zbulon’ detaje për marrëveshjen e arritun të Demarkacionit

Me marrëveshjen për kufinin ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës ekziston mundësia m’u ba disa korrektime teknike të vijës kufitare, por nuk ka ndryshime të veçanta, ka thanë Ministri i Jashtëm malazez, Srdan Darmanovic.

Presidentët e të dyja shteteve, Filip Vujanovic dhe Hashim Thaci nënshkruen të Premten nji deklaratë të përbashkët me të cilën i ban thirrje Kuvendit të Kosovës me ratifikue Marrëveshjen e cila ishte nënshkrue në Vjenë më 26 Gusht të vitit 2015.

I pyetun nëse ka me ardhë deri të ndryshimi i vijës kufitare në bazë të asaj marrëveshje, Darmanovic ka thanë se deklarata politike e Thacit dhe Vujanovic’it vetëm e vërteton atë që asht shkrue në marrëveshje, saktësisht neni 7 i saj.

“Andaj nuk ka ndryshime të vecanta”, ka thanë ai, tue theksue se mbas ratifikimit asht parapa që komisionet me dalë në terren dhe me ba delimitimin, dhe metër për metër m’u ba korrektimet teknike.

 

Shperndaje në: