Rama spjegon çka deshti me thanë për presidentin e përbashkët

edi rama

Në nji Intervistë ekskluzive për Top Channel, kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, ka sqarue deklaratën e bame prej tij në ditën e Pamvarësisë së Kosovës për nji President të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipnisë. Nji deklaratë që ka shkaktue shumë debate.

“Nuk bëra asnjë deklaratë. Një fjali e lirë u shkëput nga konteksti dhe kthye në një program politik. Në fjalën e atij rasti, i lejova vetes që të vrapoj me imagjinatë, se si mund të jetë 20-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Është sport kombëtar, por edhe ndërkombëtar, që shkëputet një fjali nga konteksti dhe pastaj bëhet një histori. Por besoj se askush nuk më ndalon të imagjinoj. Sa i përket pastaj artikulimit, se si kjo mund të ndodhë nga ana legjislative imagjinata ime nuk ka shkuar deri aty”, ka deklarue kryeministri Rama për Top Channel.

Intervista e plotë transmetohet në edicionin qendror të lajmeve në orën 19:30.

Shperndaje në: