Kryeministri i Maqedonisë shokon të gjithë: Kam prejardhje shqiptare

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka luftue për nji kohë të gjatë për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, tue sfidue kështu edhe partitë maqedonase.

Por, kohët e fundit ai i ka befasue të gjithë mbasi ka deklarue se  shqiptar.

Ai ka thanë se asht me origjinë nga Ilirët e Strumicës dhe se gjyshnit e tij flisnin shqip.

Në nji intervistë, Zaev u shpreh se:

Unë kam prejardhje shqiptare ortodokse, si nga gjyshja ashtu edhe nga gjyshi që nga Ilirët e Strumicës që kur pranuen besimin ortodoks. Me kalimin e kohës, sllavët, kryesisht me dhunë na asimiluen dhe imponuen gjuhën maqedonase. Mirëpo, krejt kjo asht histori. Duhet t’i harrojmë ato gjana tash dhe duhet do të ndërtojmë nji shoqni dhe jetë për të gjithë.

Nuk di të flas në gjuhën shqipe mbasi shqipen nuk e kam gjuhë amë, por gjuhën e stër-stër-stër gjyshënve, por nuk ka randësi si flasim, por si ndjehemi. Unë ndjehem shqiptar ortodoks.

Ma shumë se 25 milionë shqiptarë ortodoksë jetojnë në Ballkan, kryesisht në IRJM, Greqi, Shqipëri dhe Serbi. Kjo asht arsyeja pse na kuptojmë me lehtësi grekët. Gruevski ishte fashist dhe etnikisht i pastër, dhe me nji njeri të tillë nuk mundet me u negociue”.

Shperndaje në: