Demarkacioni – Veseli reagon menjiherë

Kadri-Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftue mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për të Mërkurën në orën 16:00 ku pritet të caktohet koha e mbajtjes së seancës ku do të votohet Demarkacioni i kufinit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ftesa e Veselit për të procedue me projektligjin për demarkacion ka ardhë menjiherë mbas procedimit të projektligjit nga Qeveria në Kuvend. Ai fton të gjithë deputetët që të mendojnë për interesin e qytetarëve dhe ta përkrahin këtë Marrëveshje, e cila forcon sovranitetin e vendit dhe i hap rrugë liberalizimit të vizave.

“Kuvendi i Kosovës ka pranuar nga Qeveria e Kosovës Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. Kam ftuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, për nesër në orën 16:00, për të proceduar më tutje me këtë çështje. Ftoj të gjithë deputetët që të mendojnë për interesin e qytetarëve dhe ta përkrahin këtë Marrëveshje, e cila forcon sovranitetin e vendit dhe i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët tanë”, ka shkrue Kryeparlamentari Veseli në faqen e tij në Facebook.

Shperndaje në: