Kjo asht thirrja e madhe e Delawie’s për votimin e Demarkacionit (foto)

Qeveria e Kosovës ka miratue ndryshimin dhe plotësimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Mbas kësaj, Kryeministri Ramush Haradinaj ka ba të ditun se mbas konsultave të shumta, asht marrë vendim që seanca e jashtëzakonshme për Demarkacionin m’u mbajt t’Ejten në ora 10:00.

Ndërkohë ka ardhë edhe reagimi i ambasadorit amerikane në Kosovës, Greg Delawie.

Përmes nji postimi në Twitter, Delawie ka shkrue:

“Kalimi i marrëveshjes për Demarkacionin është thelbësor për të siguruar mundësinë e qytetarëve nga të gjitha komunitetet e Kosovës që të udhëtojnë lirshëm në Evropë. Gjithkush mund të pajtohet për këtë – unë shpresoj se deputetët nga çdo parti do të votojnë PO”.

 

 

Shperndaje në: