Emnohet edhe nji zavendësministër, s’dihet sa asht numri i tyne (foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thanë se nuk i njeh të gjithë zavendësministrat.

Por kabinetit të tij të madh i asht shtue edhe nji zavendësministër.

Haradiaj e ka emnue Artan Berishën zavendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Në total, simbas të dhanave jo zyrtare, numri i zavendësministrave arrinë në mbi 70, por ende nuk janë publikue komplet emnat e tyne.

Nji zavendësministër i kushton jo pak buxhetit të Kosovës, sepse ai ka nji shofer, nji kerr dhe nji asistent’e.

Kujtojmë se Haradinaj kishte thanë se numri i zavendësministrave nuk e kalon atë të Qeverisë Mustafa, por kjo nuk qëndron sepse në kohën e Mustafës ishin mbi 40 zavendësministra.

 

Shperndaje në: