Liburn Aliu e ka këtë thirrje për krahun e Molliqajt

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, i cili asht rreshtue me grupin e liderit Albin Kurti, ka folë lidhun situatën aktuale në këtë subjekt politik, mbas dorëheqjeve të disa anëtarëve të kryesisë, deputetëve dhe aktivistëve të lëvizjes.

“Gjithherë kemi qenë të gatshëm të afrojmë afër vetës shumë njerëz të cilët nuk janë pajtuar përpara dhe ju kemi bërë thirrje që të afrohen dhe të veprojmë bashkë. E njëjta vlen edhe për ata që dhanë dorëheqjen dhe bënë kritikën, të cilën ne e kemi marrë shumë seriozisht. Dhe konsiderojmë që ia kanë fut kot, sepse nuk është kjo arsyeja e vërtetë. Duhet të kthehen, sepse çdo kritikë që kanë bërë ata është e ndryshueshme. Për të gjitha ndryshimet, që ata kanë folë, është e mundshme të bëhen”, tha Aliu.

Shperndaje në: