Kryeministri çek i çon letër Haradinajt, tregon qendrimin e shtetit të tij ndaj Kosovës (dokument)

Repulika e Çekisë asht zotue në përkrahje të Kosovës në rrugën euro-atlantike. Nëpërmjet nji letre të dërgueme në adresë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, homologu i këtij të fundit, Andrej Babis, ka urue gjithë kosovarët me rastin e 10 vjetorit të Pamvarësisë.

Urimi i plotë:

Shkëlqësia juaj,

Më lejoni të ju uroj përzemërsisht juve dhe popullin e vendit tuaj me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kam kënaqësinë që sot në Kosovë shohim një shtet me orientim të qartë evropian dhe euro-atlantik, i cili përpiqet që të krijojë institucionet e tij demokratike dhe me durim të konsolidojë pozicionin e tij brenda komunitetit ndërkombëtar. Gjithashtu do të dëshiroja të shpreh admirimin tim për vullentin jashtëzakonisht të fuqishëm të popullit tuaj për të ndjekur një rrugë për një shoqëri të lirë dhe të hapur, përkundër ngjarjeve dramatike që kanë paraprirë pavarësinë e Kosovës.

Më lejoni t’iu sigurojë që, sikurse ka qenë edhe në dhjetë vitet e kaluara, Republika e Çekisë do të vazhdojë të ju mbështesë në përpjekjet tuaja për fuqizimin e sundimit të ligjit, ndërtimin e marrëdhënieve miqësore brenda tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian. Jam i bindur që ne do të vazhdojmë të punojmë me sukses së bashku për promovimin e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë në vitet që do të vijnë.

Shkëlqësia juaj, do të dëshiroja të ju falënderoj për ftesën tuaj për të marrë pjesë në festimet e përvjetorit të rëndësishëm. Me keqardhje, më duhet të ju informoj që për shkak të angazhimeve tjera zyrtare nuk do të kem mundësinë të marrë pjesë në këtë ngjarje të paharrueshme.

Sinqerisht,

Shkëlqësia e tij,
Z. Ramush Haradinaj
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Shperndaje në: