Me këtë veprim të Qendron Kastratit, VV formalizon ndamjen në Kamenicë?

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili garoi nga Vetëvendosje, por që dha dorëheqje nga partia mbas përçamjeve mbrenda VV’s, ka emnue drejtorët e ri komunalë.

Emnat e drejtorëve të ri konfirmojnë përfundimisht ndamjen e Vetëvendosjes, mbasi kryetari i ri nuk ka marrë rekomandim nga dega e VV në Kamenicë për këta emna, por i ka emnue simbas vlerësimeve të tij, tue shejue kështu edhe formalisht ndamjen e Vetëvendosjes në Kamenicë.

Emnat e drejtorëve të ri që ka sigurue Gazeta Monitor janë:

Arta Gashi – drejtoreshë e Urbanizmit.

Ismete Thaçi – drejtoreshë e Arsimit.

Arianit Ibrahimi – drejtor për Kulturë, Rini e Sport.

Majlinda Krasniqi – drejtoreshë e Zhvillimot Ekonomik.

Dritan Maliqi – drejtor i Shëndetësisë.

Brikena Ramabaja – drejtoreshë e Administratës.

Një drejtor nga Gjilani do të udhëheqë drejtorinë e Financave.

Drejtorët nga AAK:

Ramadan Basha – drejtor i Shërbimeve Publike.

Krenare Mavriqi

Naim Arifi

Fadil Hoti.

Shperndaje në: