Presidenti Thaçi dekoron Migjen Kelmendin për kontributin në lirinë dhe pamvarësinë e Kosovës (foto-video)

Presidenti i Republikes se Kosoves, Hashim Thaçi, ka dekorue te Merkuren, publicistin Migjen Kelmendi, per kontributin e tij gjate periudhes ma te randesishme qe ka kalue Kosova.

Ne fjalen tij, Presidenti deklaroi:

“Asht kenaqesi e vecante qe si President i Kosoves, te ndaj kete medalje presidenciale per kontributin per lirine dhe pamvaresine e Kosoves, publicistit, intelektualit, shkrimtarit, dhe kontribuesit te madh per kauzen kombetare ne momentet ma te randesishme qe ka kalue Kosova, per te nderuemin, Migjen Kelmendi”.

Ndersa, Migjen Kelmendi ka thane se kete dekorate e sheh si mirenjohje e nji pune te madhe qe asht ba nga ekipi qe ai e ka udheheq gjate raportimit te drames, neper te cilen ka kalue Kosova ne vitet 1997-1999.

“Po due me kuptue edhe si nji perkrahje nga ana juej ndaj shtypit te lire, si gazeta Java dhe Televizioni Rrokum, ku u krijuen hapsina me debatue per kete shtet qe tash po e feston dhetevjetorin e pare”, deklaroi Kelmendi. /Rrokum.TV

 

Shperndaje në: