Sot vendoset kur ka m’u ratifikue Demarkacioni

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vendos që Kryesia e Kuvendit m’u mbledhë sot për me vendos kur ka m’u mbajt seanca ku pritet që mbas tri vitesh m’u votue për Demarkacionin.

Kjo mbledhje asht paralajmërue për orën 16:00, ndërkohë që nuk janë deklarue a kanë me marrë pjesë VV që po e kundërshton edhe Lista Serbe që nuk ka qëndrim.

Dje mbas procedimit të kësaj marrëveshje në Kuvend, Qeveria bani thirrje që të thirret seanca për ditën e Ejte.

Por, ani pse Haradinaj u shpreh i bindun se marrëveshja kalon t’Ejten, numrat ende nuk janë konfirmue. Siç e konfirmoi vetë ai para disa ditësh, mungojnë edhe 3 vota.

Ndërkohë që diskutimet me Listen Serbe për votat e tyne po vazhdojnë, ata ma herët kishin kushtëzue votimin e Demarkacionit, tue thanë se ma me randësi për ta asht Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Marrëveshja për të cilën VV me 32 deputetë ka dalë kundër, kërkon 80 vota për me kalue.

 

Shperndaje në: