Kjo asht lista e atyne të cilët kanë m’u dekorue nga Presidenca (dokument)

Presidenca ditë më parë ka dërgue për media nji listë me emna prej të dekoruemve nga Presidenti Hashim Thaçi, në të cilën thuhet se në këtë listë janë të dekoruemit nga Presidenti i Republikës së Kosovës,  Hashim Thaçi me Medalje Presidenciale në 10-vjetorin e Pamvarësisë.

Këtë medalje presidenciale deri tash e kanë refuzue disa nga personalitete, në mesin e të cilëve janë Jakup Krasniqi, Veton Surroi, Rexhep Qosja, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi etj.

Mbas këtyne refuzimeve ka reague Presidenti Thaçi, tue thanë se deri tash nuk ka dekorue asnji individ apo organizatë.

Ma poshtë mundeni me gjetë listën e dërgueme nga Presidenca, si thuhet me “Listën e të dekoruemve nga Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi me Medalje Presidenciale në 10-vjetorin e Pamvarësisë”.

 

Shperndaje në: