Delawie në Kuvend për Demarkacionin, takon këtë grup parlamentar

Ambasadori i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Greg Delawie ka zhvillue nji takim me deputetët e komuniteteve pakicë.

Diplomati amerikan ka sugjerue përfaqësuesit e Grupit 6+ që nesër me votue pro ratifikimit të Demarkacionit në Kuvend.

Deputetja e këtij grupi, Duda Balje ka konfirmue për ‘Indeksonline’ se qëndrimi i tyne ka me qenë në vijë sa ma të mirë të Republikës së Kosovës.

“Po, grupi 6+ unanimisht asht pro votimt”, ka thanë shkurt ajo.

Ndërsa, mësohet se ambasadori Delawie ka kërkue nga përfaqësuesit e minoriteteve që Demarkacioni duhet patjetër m’u aprovue në Parlament.

“Duhet me shkue nji hap ma tutje për liberalizimin. Pronarët atje munden me shfrytëzue tokën edhe ma tutje”, asht shpreh ai.

 

Shperndaje në: