VV kundër të gjithëve, s’e voton Demarkacionin (video)

Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka ndryshue qëndrimin për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Këtë, përfaqësuesit e VV’s, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, e kanë përsërit në nji konferencë shtypi që po mbahet në selinë e kësaj partie në Prishtinë.

Kryetari i VV’s, Albin Kurti, e ka cilësue aneks-marrëveshjen mes dy Presidentëve si mashtrim dhe që nuk e përmirëson marrëveshjen e vjetër të Demarkacionit, të cilën VV, bashkë me Haradinajn në opozitë e kishin kundërshtue edhe me gaz lotsjellës.

“Nënshkrimi i Thaçit në Podgoricë dhe nënshkrimi i tij në Vjenë nuk janë nënshkrime të ndryshme”, tha Kurti, tue shtue që marrëveshjen liderët nuk e kanë ba për qytetarët.

“Ratifikimin e kanë për vete. Po ta kishin për qytetarët, kishin me luftue korrupcionin e çashtjet tjera me randësi”, shtoi Kurti.

 

 

 

 

Shperndaje në: