‘Shperthen’ Tomë Gashi: Aktivistët u dënuen falë nji hajni (foto)

Avokati Tomë Gashi, përmes nji postimi në Facebook ka shkrue se aktivistët e Vetëvendosjes, janë dënue tue u bazue në dëshminë e nji personi i cili asht i dënuem për vjedhje të randë.

Gashi këtij statusi ja ka bashkangjitë edhe vendimin e gjykatës, ndaj Heset Ramadanit, që ka qenë dëshmitarë në rastinin e grupit të aktivistëve të Vetëvendosjes.

“Dëshmitari kryesor në rastin e katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! është krimineli ordiner Heset Ramadani, i cili është dënuar për shumë vepra penale të vjedhjes së rëndë në Republikën e Kosovës. E kaluara e tij kriminale e ka bërë atë shënjestër lehtësisht të manipulueshëm nga ata të cilët e kanë inskenuar akuzën kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!”, shkruen Gashi.

Simbas Gashit, Gjykata e Apelit e Kosovës duhet me pasë parasysh këtë provë, kur me marrë vendimin për këtë rast.

Katër aktivistët e Vetëvendosjes, Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha u dënuen me 21  vjet burg për sulmin ndaj kuvendit.

 

 

Shperndaje në: