A ka marrë LDK vendim për Demarkacionin, flet Hoti

Avdullah Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës, po konsideron se marrëveshja e dy Presidentëve, atij të Kosovës Hashim Thaçi dhe Malit të Zi, Filip Vujanovic, për Demarkacionin asht e njajta e para tri vjeteve dhe nuk ka ndonji ndryshim.

Për këtë arsye Grupi Parlamentar i LDK’s asht unik për me votue këtë marrëveshje në Kuvendin e Kosovës që pritet m’u vendos sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit e cila ka m’u mbajt në ora 16:00.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’s në Kuvend, Avdullah Hoti ka lanë m’u kuptue se ka me votue marrëveshjen.

“Grupi jonë asht unik, kjo mbasi asht e njajta marrëveshje”, ka thanë Hoti për lajmi.net.

Ndërsa kjo javë ka me qenë përfundimtare për ratifikimin e Demarkacionit në Kuvend, ku pritet me dalë në votim.

Kryeministri dje përmes nji konference për gazetarë tha se mundet me shkue edhe nji javë derisa m’u koordinue, sepse simbas tij, asht prit 3 vjet, dhe nuk duhet m’u ngu për nji javë.

 

Shperndaje në: