Thaçi për gazetën gjermane: Ideologjitë antiperëndimore s’kanë shanse në Kosovë (foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në nji intervistë për gazetën ‘Die Tageszeitung”, tue fol për dhetëvjetorin e shtetësisë, ka theksue se Kosova asht nji histori suksesi.

“Na po përmisojmë vazhdimisht pozicionin tonë ndërkombëtar. Ekonomia asht gjithashtu në rritje, kemi arritë 4 për qind rritje ekonomike në vitet e fundit”, ka shtue Thaçi.

Tue ju përgjigj pyetjeve të gazetarit, shkrimtarit dhe njohësit të mirë të Ballkanit, Erich Rathfelder lidhun me përspektiven europiane, Thaçi ka thanë se BE duhet me rishqyrtue politikën e saj hezituese të pranimit.

“Kosova asht e pozicionueme pranë botës perëndimore. Na i përmbahemi vizionit të qartë të integrimit euroatlantik. E mirëpres raportin e BE’s mbi strategjinë e integrimit të BE’s drejt Ballkanit Perëndimor. Na tregojmë durim dhe kemi me punue shumë për me përmisue situatën në Kosovë”, ka thanë ai.

Ai ka theksue se Rusia po e përdor pushtetin e saj në Këshillin e Sigurimit për me pengue integrimin e Kosovës në organizatën botnore.

Simbas tij, përveç kësaj, pesë shtete anëtare të BE’s nuk e njohën Kosovën diplomatikisht, përfshi Spanjën, e cila asht nji handikep i madh për neve.

 

Shperndaje në: