Komisioni vendos: Projektligji për Demarkacionin nesër në Kuvend

Me shumicë votash Komisioni për Punë të Jashtme ka dërgue në shqyrtim të seancës së nesërme Projektligjin për Demarkacionin.

Në këtë mbledhje të komisionit në lidhje me këtë rekomandim dy anëtarë ishin kundër, nji kishte abstenim.

Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, ka paralajmërue se partia e tij ka me votue kundër Demarkacionit, derisa ka shtue se publiku po gënjehet se ka m’u ba përmisime në marrëveshjen aktuale me Malin e Zi.

Ndërsa AAK që para se të hynte në Qeveri ka qenë kundër Demarkacionit aktual me Malin e Zi, ka thanë se duhet përkrah ky version në seancën e t’Ejtes.

Kurse Elmi Reçica nga PDK ka deklarue se beteja për Demarkacionin ka qenë betejë argumentesh shkencore dhe simbas tij, deklarata e përbashkët e Presidentëve ofron mundësinë për me pasë korrigjime.

 

Shperndaje në: