Haradinaj nuk ndalet, emnon zv.ministër edhe Rexhep Hotin (dokument)

Vazhdon rritja e numrit të zavendësministrave në Qeverinë Haradinaj.
Kryeministri, Ramush Haradinaj, sot ka emnue zv/ministër Rexhep Hotin në Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, raporton lajmi.net.
Hoti asht edhe Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Numri i zavendësministrave, ndonëse jo simbas të dhanave zyrtare, tashma ka arritë mbi 70.

Qeveria Haradinaj po kritikohet për numrin e madh të ministrave, gja që edhe po i kushton buxhetit të Kosovës, mbasi nji zv/ministër ka nji shofer  nji kerr dhe nji asistent’e.

Dje, Haradinaj e ka emnue Artan Berishën zavendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kujtojmë, se sot tue mos u ba të dituna shkaqet asht shkarkue nga pozita e zavendësministrit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Mustafë Myrtaj.

 

28233636_10155848756796049_1798988605_n-1

Shperndaje në: