‘Brit Awards 2018’ – Dua Lipa kryeson me pesë nominime, kjo asht lista e plotë (video)

Sonte mbrama ka m’u mbajt ceremonia ma e madhe e ndamjes së çmimeve muzikore në Britaninë e Madhe, Brit Awards.

Nominimet e Brit Awards 2018 ka kohë që janë zbulue dhe aty prinë “çika jonë”, Dua Lipa.

Bukuroshja nga Prishtina ka plot pesë nominime tue qenë në krye të nominuemve, teksa jashtë listës asht lanë totalisht Sam Smith.

Dua asht e nominueme për çmime të randësishme si “Albumi Britanik ma i mirë i vitit”, “Kanga ma e mirë e vitit”, “Videoklipi Britanik ma i mirë i vitit” dhe “Shpërthimi Britanik”.

Ed Sheeran tentoi t’i afrohej Dua Lipës me tri nominime.

Superylli Ed Sheeran asht ma i afërti me Duan me tri nominime, përfshi nominime në kategorinë për “Kangëtarin Mashkull ma të mirë”.

Publiku ka me qenë në gjendje me votue për “Kangën ma të mirë Britanike” që përbahet kryesisht nga kangët ma të pëlqyeme të vitit të kaluem.

Ndërkaq, vlen të përmendet që Rita Ora nuk ka asnji nominim në këtë ceremoni të randësishme muzikore, mbasi prumjet e saj erdhën në fund të vitit të kaluem tue mos arritë të futet në listë, por sigurisht se Ritën mundeni me pa në edicionin e vitit të ardhshëm, mbasi Rita ka me publikue edhe albumin e ri mbrenda pak muejsh.

 

Lista e plotë e të nominuemve në Brit Awards:

 

Albumi Britanik i Vitit

Dua Lipa – Dua Lipa

Ed Sheeran – Divide

J Hus – Common Sense

Rag ‘n’ Bone Man – Humour

Stormzy – Gang Signs & Prayer.

Këngëtari më i mirë Britanik

Ed Sheeran

Liam Gallagher

Loyle Carner

Rag’n’Bone Man

Stormzy

Këngëtarja më e mirë Britanike

Paloma Faith

Kate Tempest

Jessie Ware

Laura Marling

Dua Lipa

Grupi më i mirë Britanik

Wolf Alice

Gorillaz

London Grammar

The XX

Royal Blood

Shpërthimi Britanik

Dave

Dua Lipa

J Hus

Loyle Carner

Sampha

Çmimi i Kritikës

Jorja Smith

Mabel

Stefflon Don

Kënga më e mirë Britanike e Vitit

Liam Payne – ‘Strip That Down’ featuring Quavo

Jax Jones feat. Raye – ‘You Don’t Know Me’

Clean Bandit – ‘Symphony’ featuring Zara Larsson

Rag’n’Bone Man – ‘Human’

J HUS – ‘Did You See’

Calvin Harris – ‘Feels’ featuring Pharrell Williams, Katy Perry and Big Sean

Dua Lipa – ‘New Rules’

Ed Sheeran – ‘Shape of You’

Jonas Blue – ‘Mama’ featuring William Singe

Little Mix – ‘Touch’

Këngëtarja më e mirë Ndërkombëtare e Vitit

Taylor Swift

Lorde

Bjork

P!nk

Alicia Keys

Këngëtari më i mirë Ndërkombëtar i Vitit

Kendrick Lemar

Childish Gambino

Drake

Beck

DJ Khaled

Grupi më i mirë Ndërkombëtar

Foo Fighters

Arcade Fire

LCD Soundsystem

Haim

The Killers

Videoklipi më i mirë Britanik i Vitit

Anne-Marie – Ciao Adios

Calvin Harris Ft Pharrell Williams, Katy Perry and Big Sean – Feels

Clean Bandit Ft Zara Larsson – Symphony

Dua Lipa – New Rules

Ed Sheeran – Shape Of You

Harry Styles – Sign Of The Times

Jonas Blue Ft William Singe – Mama

Liam Payne Ft Quavo – Strip That Down

Little Mix – Touch

ZAYN and Taylor Swift – I Don’t Wanna Live Forever

Shperndaje në: