Kush po thotë se, Albin Kurti asht mohuesi ma i madh i Republikës së Kosovës?

Albin Kurti

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tue folë për aneks-marrëveshjen e Demarkacionit mes Presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi, ka thanë që randësia kryesore e kësaj marrëveshje qendron në faktin se kjo garanton adresimin e të gjitha shqetësimeve të kundërshtuesve të Demarkacionit, edhe mbas miratimit të tij.

Ai shtoi se kjo marrëveshje ka vnu në pah dy fakte kryesore, dhe ato janë kundërshtarët e Kosovës jashtë dhe mbrenda saj.

Simbas Tahirit, kundërshtari kryesor i Kosovës jashtë saj asht Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, i cili me agjendat e tij kundër shtetit të Kosovës, po i ban presion akterëve serbë në Kosovë për votën kundër kësaj marrëveshje.

Ndërkaq, simbas tij, anmiku kryesor i mbrendshëm asht Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, që simbas tij asht mohuesi ma i madh i shtetësisë së Kosovës.

“Kjo marrëveshje ka nxjerrë në pah dy gjëra: kundërshtarët e Kosovës janë jashtë dhe brenda, i pari Presidenti Serb, Aleksander Vuçiq, dhe adresa e dytë është e brendshme, dhe ai është Albin Kurti i cili po vazhdon të shantazhojë deputetët e vet, ai është mohuesi më i madh i Republikës së Kosovës. Jam i bindur që do të ketë deputetë edhe brenda VV-së që do të dalin kundër agjendës së Presidentit Serb” tha Tahiri.

Shperndaje në: