Konfirmohen votat pro votimit të Demarkacionit nga AAK

Deputeti i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thanë që nesër ka me votue pro marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, tue shtue se kjo seancë nuk pritet me qenë e lehtë.

Nitaj ka vlerësue që ma e mira që tash mundet m’u ba asht vota pro kësaj marrëveshje.

 

Postimi i Nitajt

 

DEMARKACIONI

E mira e se mires do te ishte qe Kosova të mos e kishte nenshkruar asnjehere marrveshjen e demarkacinit te vitit 2015, por ja qe e ka nenshkruar.

E mira e se mires do te ishte qe demarkacioni e liberalizimi te mos kushtezoheshin njera nga tjetra, por ja qe jane lidhur.

Nga projektligji qe do te nxirret neser ne Kuvend, pashe qe nje Qeveri e pergjegjshme ka baze te mjaftueshme ligjore qe ta korrektoje kufirin.

Sigurisht se kjo nuk do te jete aspak e lehte, por eshte krejtesisht e realizueshme.

Prandaj une do ta votoj kete ligj, sepse besoj se kjo eshte “e mira” e vetme e mbetur!

MN

Shperndaje në: