Thaçi: Demarkacioni asht nji votë për me forcue integrimin në BE (foto)

Kreu i vendit, Hashim Thaçi, ka thanë se pret që nesër deputetët me votue Demarkacionin.

Përmes nji postimi në Twitter, ai ka theksue se votimi i Demarkacionit, ka me hapë rrugë të reja për kosovarët e gjithashtu, ratifikimi asht nji votë për me forcue integrimin në BE.

“Nesër pres që të gjithë deputetët në Parlamentin e Kosovës të përqendrohen në mundësimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët tanë, duke hapur rrugë të reja për studentët tanë dhe duke krijuar shanse të reja për sipërmarrësit tanë. Demarkacioni i kufirit është një votë për të forcuar integrimin tonë në BE dhe sovranitetin tonë”, ka shkrue Thaçi.

Gjithashtu Thaçi ka shpërnda postin e Fondacionit Kosovar të Mijëvjeçarit, entitet i themeluem për me implementue projekte në vlerë 49 milionë dollarë, asistencë nga Qeveria Amerikane, në të cilën flitet për përmisime të vazhdueshme të Kosovës nga treguesit e Kontrollit të Korrupcionit.

“Kosova ka shënuar përmirësime të vazhdueshme në treguesit e Kontrollit të Korrupsionit vitet e fundit, duke zhbllokuar Programin e Pragut të multi-milionëve. Të dhënat e sotme nga anti-korrupsioni tregojnë përparim të mëtejshëm. Duhet të bëhet më shumë dhe programi ynë do të ndihmojë në arritjen e transparencës më të madhe të qeverisë”, thuhet në postim.

 

 

 

 

Shperndaje në: