Kjo asht sfida e re në Instagram, e cila po ‘çmend’ rrjetin (foto-video)

Telefonat smart në përgjithësi dhe rrjetet sociale në veçanti po dominojnë çdo ditë e ma shumë jetën tonë.

Jo vetëm që shpenzojmë shumë kohë tue lundrue në rrjet por edhe fiksohemi mbas gjanave që shfaqen vazhdimisht.

Sfida të ndryshme në Instagram shumë shpejt bahen virale dhe na pushtojnë të gjithëve, siç ishte ajo e sfidës më akull, “ice bucket challenge”.

Ma e fundit asht sfida “paper challenge”.

Fillimisht ajo nisi mes ikonave të fitnesit, ndërsa tashma asht përhap gjanësisht në rrjetet sociale.

Njerëz të ndryshëm vendosin në tokë nji letër, të cilën duhet me kapë me gojë, pa e prek me due ndërkohë që njanën kambë e mbajnë në ajër.

Duket e lehtë por në fakt asht e vështirë për me arritë.

 

Image

Shperndaje në: