‘Godet’ Luta: PDK ka me rrxue e para Qeverinë ‘Haradinaj’ (video)

Nënkryetari i LDK’s, Lutfi Haziri ka thanë se çfarëdo vendimi që LDK’ja nesër ka me marrë, ka me qenë unike me të gjithë deputetët e saj.

Këto komente, Haziri i bani në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, derisa pozitës i tërhoqi vërejtjen tue kërkue që të kenë parasysh Listën Serbe, mbasi që serbët e Kosovës janë të liberalizuem.

Ai tue fol për të ardhmen e Qeverisë, tha se nuk ka as ditë e as natë të sigurt për këtë.

Madje, Nënkryetari i LDK’s, tha se e para e cila ka me rrxue këtë Qeveri, asht vetë PDK, që asht mbrenda koalicionit pozitar.

Tue folë për gjendjen e kreut të LDK’s, Isa Mustafës, tha se asht çashtje javësh kur ai ka m’u kthy në Kosovë.

 

Shperndaje në: